Sipas regjistrimit të popullsisë 2024, aktualisht në Komunën e Malishevës jetojnë 43888 banorë, që përbëjnë rreth 3% të banorëve të Kosovës. Dendësia e popullsisë është 143 banorë për km2.
Mosha dhe gjinia
Në bazë të regjistrimit të 2024, popullsia e komunës është kryesisht e re. Vërehet një dominim i grup moshave nën 20 vjet (37%). Popullsia aktive 15-64 vjet përfshinë 66.6% të banorëve të komunës.
Sa i përket raporti gjinor në përbërjen e popullsisë, në Komunën e Malishevës vërehet një dominim i vogël i femrave prej rreth 1%, ku 49% janë meshkuj (22572) dhe 51%femra (21316).
Përkatësia etnike
Shumica e popullsisë në Komunën e Malishevës është shqiptare me 99.8%. Pjesëtarë të komuniteteve tjera janë 71 banorë (0,13%).
Ekonomitë familjare
Sipas regjistrimit të vitit 2024 të popullsisë komuna e Malishevës ka 8,563 ekonomi familjare me madhësinë mesatare të familjes prej 5.1 persona
Në bazë të të dhënave në dispozicion Komuna e Malishevës ka pasur një trend në rritje të ekonomive familjare brenda viteve, në vitin 2011 kanë qenë 6878 ekonomi familjare, ndërsa me regjistrimin e vitit 2024 janë 8563 ekonomi familjare, me një rritje prej 20%.
Kjo rritje e numrit të ekonomive familjare ka ardhur si rezultat i ndryshimeve sociale-ekonomike dhe procesit të ndarjes së familjeve të mëdha në familje më të vogla ndërsa numri i gjithmbarshëm i banorëve është zvogëluar.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.