Me një ceremoni të veçantë dhe me pjesëmarrje të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe përfaqësuesve të komunës, u shënua përvjetori i rënies së dëshmorit Visar Krasniqi, njëherësh edhe Dita e Shkollës që mban me krenari emrin e tij.
Në fjalën e tijë, përfaqësuesi i komunës, përkatësisht të DAE-së , Sabit Berisha dhe në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi :’Rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit për dëshmorët që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit dhe shkollës shqipe, ku dëshmori i trojeve shqiptare, Visar Krasniqi, e deshi jetën, por më shumë e deshi çlirimin dhe lirinë e Kosovës si dhe të shkollës kombëtare’, përfundoi Berisha.
Drejtorja e shkollës, Bukurije Krasniqi, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe theksoi se ‘kjo ditë është një rast i rëndësishëm për të reflektuar mbi historinë tonë dhe për të edukuar brezat e rinj me vlera të atdhedashurisë, sakrificës dhe respektit për heronjtë e kombit’.
Programi artistik shkollor filloi me poezinë homazhe kushtuar dëshmorit , Visar krasniqi në ambientet e shkollës ku u mbajtë ai program kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit, ku u recituan poezi, u interpretuan këngë patriotike dhe u shfaqën pjesë dramatike që pasqyronin jetën dhe veprën e dëshmorit Visar Krasniqi.
Në fund u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar për rezultatet e arritura për vitin shkollor 2024-2025.