Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Takimi nga të dyja palët u vlerësua shumë miqësor, ku biseduam për bashkëpunim në dobi të qytetarëve tanë. Malisheva, vlerëson lart kontributin e Britaninës së Madhe dhe popullit britanik për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për popullin e Kosovës për çlirim dhe shtet të pavarur e sovran si dhe tash në shtetndërtim dhe prosperitet e zhvillim.
Kryetari Kastrati, me bashkëpunëtorët, shprehi mirënjohje dhe faleminderim për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, pati fjalë miradie për pritjen kaq miqësore dhe institucionale nga Kryetari, Ekrem Kastrati dhe u zotua për bashkëpunim reciprok në të mirë të qytetarëve edhe në vazhdim.