Mbledhja e -I- (parë) rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2026, do të mbahet ditën e Enjte me datë: 12.03.2026 duke filluar nga ora: 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:
- Dhënia e betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal, z. Astrit Sertolli, z.Skender Zogaj dhe z. Hamëz Bytyçi.
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -I- (parë) inauguruese të KK- Malishevë, datë: 03.12.2025, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -I- (parë) të jashtëzakonshme të mbajtur me datë: 30.12.2025, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -I-(parë) urgjente të mbajtur me datë: 12.01.2026, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -II-(dytë) të jashtëzakonshme të mbajtur me datë: 20.01.2026.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/448 datë:02.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, në lidhje me kërkesën e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Komunës së Malishevës nr.02/359, datë:11.08.2022.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/390 datë:23.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për formimin e Komisionit Vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes thirrjes së interesit publik sipas vendimeve të Kuvendit nr.02/121, datë:08.03.2024 dhe nr.02/142, datë:23.05.2025
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 01/391,datë 23.02.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për formimin e komisionit të ankesave, konform nenit 18,të Ligjit nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/451 datë:03.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për miratim të listës së pronave të paluajtshme të komunës së Malishevës, për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Komunal nr.01/459, datë: 04.03.2026 mbi Vlerësimin e Dëmeve nga FNFT.
- Formimi i Komisionit për Hartimin e Planit të Punës së Kuvendit.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/459, datë:04.03.2026 për Themelimin dhe emërimin e anëtarëve të KKSB-së për Komunën e Malishevës.
- Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve ‘’Stacioni i Autobusëve” SH.A. Malishevë.
- Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve “EKO-Regjioni” SHA.A Prizren, njësia në Malishevë.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për ngritje të tarifës së shërbimit të mbeturinave.
- Formimi i Komisionit për ndryshim-plotësim të Statutit të Komunës.
- Formimi i Komiteteve jo obligative.
- Formimi i Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale.
- Propozim- Formula për zgjedhjen e delegatëve të Komunës për Kuvend të AKK-së.
- Të ndryshme.
Malishevë, Mars 2026.
Kryesuesi i Kuvendit:
Fatmir Ademaj