Në këtë mbledhje ku morën pjesë anëtarët e komisionit dhe drejtorët komunal shqyrtuan , diskutuan, propozuan dhe rekomanduan planin vjetor për Kuvend , mbledhjen e drejtoi,Kryesuesi, Fatmir Ademaj.
Gjatë këtij procesi, anëtarët e komisionit dhe drejtorët kanë diskutuar për prioritetet dhe aktivitetet kryesore që pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. Në planin e propozuar parashihen hartimi dhe miratimi i rregulloreve të ndryshme, mbajtja e mbledhjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit, solemne dhe përkujtimore, shqyrtimi i raporteve të institucioneve përkatëse, si dhe organizimi i debateve publike për çështje me interes për qytetarët.
Ky plan synon të rrisë efikasitetin dhe transparencën në punën e Kuvendit, duke përfshirë më shumë qytetarët në proceset vendimmarrëse dhe duke forcuar llogaridhënien institucionale.