U mbajt takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike në Komunën e Malishevës, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush Elshani. Gjatë takimit u raportua mbi rastet e pickimeve nga rriqrat në territorin e komunës, si dhe u diskutua për përgatitjet dhe organizimin e procesit të spërkatjes së zonave endemike.
Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe repelimi i kafshëve dhe masat parandaluese që po ndërmerren në bashkëpunim me institucionet relevante.
Sipas raportimeve nga terreni, gjendja aktuale paraqitet e qetë dhe stabile.
Njëkohësisht, shtabi ka publikuar edhe orarin e spërkatjes selektive në zonat e përcaktuara, me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK). Institucionet komunale mbeten të angazhuara në monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e veprimeve preventive për mbrojtjen e shëndetit publik.