Në kuadër të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të organizohen aktivitetet sipas kësaj agjende:
Data: 15.06.2026
Ora: 11:00
• Përurimi i Monografisë “ Shkolla shqipe në Gjenevë” nga Agim Paçarizi
Vendi: Salla e Asamblesë Komunale
Ora: 20:30
• Finalja e turneut në futboll të vogël “Ibrahim Mazreku”
Vendi: “Fusha Jonë”, Lumishtë
Data: 16.06.2026
Ora: 10:00
• Mbledhja Solemne
• Ndarja e çmimeve tradicionale të Kuvendit të Komunës
• Program festiv
Vendi: Sheshi i Dëshmorëve, Malishevë
• Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë
Data: 16.06.2026
Ora: 20:00
• Koncert festiv
Vendi: Sheshi i Dëshmorëve, Malishevë
KRYETARI
Ekrem Kastrati