Në Komunën e Malishevës u mbajt mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan procesverbali e mbledhjes së kaluar, raportet nëntëmujore të Drejtorisë për Bujqësi të cilin para anëtarëve e paraqiti, Sylë Dukolli drejtor, dhe të Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, drejtori, Blerim Thaçi, si dhe në këtë takim prezent ishte, drejtori, për Zhvillim Lokal dhe Turizëm, Arbër Kastrati, kurse nga inspektorati, foli Bardhyl Buçaj, më pas u diskutuan edhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin dhe administrimin komunal.
Në rend dite ishin edhe ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për ngarkesa, gjoba dhe tarifa, Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe propozim-vendimet për shpronësimin e pronave publike në interes publik komunal nga komuna, për investime të Hidroregjionit Jugor, krahas çështjeve të tjera të parapara për shqyrtim.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan çështjet e përfshira në rendin e ditës dhe tetë pikat u rekomanduan për mbledhjen e re të KK Malishevës.