Komisioni Komunal për Organizimin dhe Mbajtjen e Zgjedhjeve në Këshillat Lokalë të Komunës së Malishevës ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të komisionit, e cila u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe njëherësh kryesuesi i këtij komisioni, Fatmir Ademaj.
Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar të gjitha detajet që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve në 22 Këshillat Lokalë në territorin e Komunës së Malishevës. Po ashtu, janë diskutuar çështjet teknike dhe është bërë ndarja e detyrave për të gjithë anëtarët e komisionit, të cilët do të angazhohen në organizimin e procesit zgjedhor në secilin prej këtyre këshillave.
Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve do të bëhet në përputhje me Rregulloren për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe lagjet urbane.
Zgjedhjet do të mbahen si pas këtij orari të parapërcaktuar nga komisioni:

