Komisioni Komunal për Organizimin e Zgjedhjeve në Këshillat Lokalë të Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit të rrethanave dhe përgatitjeve të nevojshme, ka vendosur që mbajtja e zgjedhjeve në Këshillat Lokalë të shtyhet për një datë të mëvonshme, për shkak të disa çështjeve teknike.
Për datën e re të mbajtjes së zgjedhjeve, opinioni publik dhe qytetarët do të njoftohen me kohë.