Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE), në bashkëpunim me Zyrën e Inspektoratit të Arsimit në regjionin e Gjakovës, ka mbajtur një takim me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së Malishevës, me qëllim të koordinimit dhe avancimit të procesit edukativo-arsimor në vitin shkollor 2026/2027.
Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor, vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollave, si dhe për zbatimin e standardeve dhe strategjisë për sigurimin e cilësisë në arsim.
Përfaqësuesit e institucioneve dhe drejtorët e shkollave u zotuan për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët, në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit dhe të sigurohet një performancë më e mirë shkollore dhe institucionale.