Gjatë takimit, kryetari Kastrati i ka uruar mirëseardhje kolonelit De Blasi, duke e falënderuar për vizitën dhe interesimin e treguar për Komunën e Malishevës. Me këtë rast, ai e ka njoftuar me të dhënat e përgjithshme për komunën, historikun e saj, zhvillimet aktuale, si dhe angazhimet dhe prioritetet institucionale për zhvillimin e gjithanshëm të Malishevës.
Kryetari Kastrati ka vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e misionit të KFOR-it në Kosovë, veçanërisht në fushën e sigurisë, por edhe për angazhimin dhe mbështetjen për stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Nga ana e tij, koloneli Giuseppe De Blasi e ka falënderuar kryetarin Kastrati për mikpritjen dhe ka shprehur kënaqësinë për zhvillimin e këtij takimi, të cilin e ka karakterizuar fryma miqësore dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.
Kastrati dhe De Blasi, kanë vlerësuar rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, duke e cilësuar atë si një marrëdhënie të mirë dhe konstruktive, me perspektivë për thellim të mëtejmë në funksion të interesave dhe objektivave të përbashkëta.