Komuna e Malishevës ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit të kombit, Ilaz Javori, në fshatin Llazicë.
Organizimi është nën përkujdesjen e Kryetarit Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me përfaqësues nga familja e dëshmorit Ilaz Javori, dhe zhvillohet në nderim të 27-vjetorit të rënies së tij.
Data: 27.09.2025
Ora: 11:00
Vendi: Llazicë, pranë lapidarit të dëshmorit Ilaz Javori
Agjenda:
1. Hapja e ceremonisë pranë lapidarit
2. Fjalë rasti nga:
– Kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati
– Kryetari i Shoqatës së Veteranëve
– Përfaqësues nga familja/fshati
3. Zbulimi i lapidarit