Malishevë, 1 tetor
Në kuadër të realizimit të projektit për ndërtimin e ujësjellësit për dymbëdhjetë fshatra të Komunës së Malishevës, afër burimit të ujit në Senik, sot ka filluar betonimi i rezervuarit të ujit në këtë burim, i cili ka kapacitet prej një mijë metër kub ujë. Ndërtimi i rezervuarit të ujit në Senik, që planifikohet ti furnizoj dymbëdhjetë fshatra me ujë për pije, kushton rreth 80 mijë euro.
Punimet në ndërtimin e këtij rezervuari, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e rezervuarit, si dhe punimet tjera në përgjithësi, për ndërtimin rrjetit më të madh të sistemit të ujësjellësit në Komunën e Malishevës.
Po ashtu edhe punimet tjera, në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për dymbëdhjetë fshatra, janë duke vazhduar intensivisht.