Në mbledhjen e nëntë të Komitetit për komunitete, të cilën e udhëhoqi, Amrush Helshani, fillimisht nderuan dhe vlerësuan lartë jetën dhe veprën e ish nën kryetarit të Komunës së Malishevës, drejtorit për shëndetësi e mirëqenie sociale, veprimtarit e luftëtarit të UÇK-së dhe politikanit, Hajdin Berisha, që ditë më parë ndërroi jetë.
Ai nga të gjithë anëtarët e komitetit u vlerësua për angazhimin në detyrat dhe përgjegjësitë që i kishte në institucionet publike dhe politike, ku më profesionalizëm e përgjegjësi u shërbej gjithë qaytetarëve.
Po në këtë mbledhje, theks të veçantë për diskutim, zuri mungesa e madhe e teksteve që nuk u furnizuan nxënësit edhe pse tashmë mësimi i rregullt hyri në javën e tretë , si dhe disa vështirësi teknike nëpër institucionet shkollore, ku raportuan drejtorët e tri shkollave fillore të mesme të ulëta, Banjë, Malishevë, Kijeve si dhe për çështje tjera me të cilat po ballafaqohen në këtë fillim vit shkollor.
Takimi përfundoi me disa rekomandime të anëtarëve që vlerësuan se mund të ofrojnë zgjidhje të këtyre vështirësive.