Komiteti për Politikë dhe Financë mbajti mbledhjen e -I- (parë) të jashtëzakonshme, të cilën e udhëhoqi, Fatmir Ademaj Kryesues.
Rendi i punës për këtë mbledhje u miratua nga anëtarët e KPF-së, duke e plotësuar edhe me pikën e dërguar nga , Blerim Thaçi, drejtor për Ekonomi, Finacë dhe Buxhet, Raporti Financiar vjetor Janar- Dhjetor, 2025.
Më pas u diskutuan të gjitha pikat dhe u rekomanduan për mbledhjen e radhës të rregullt të KK të Malishevës.
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së parë të rregullt të mbajtur me datë: 26.02.2026. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/451 datë:03.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për miratim të listës së pronave të paluajtshme të komunës së Malishevës, për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për ngritje të tarifës së shërbimit të mbeturinave nga “ EKO-Regjioni” SHA.A Prizren.
Ndërsa të pika të ndryshme, u shqyrtuan , kërkesa të kryetarit të komunës, që u rekomanduan për kuvend si dhe kërkesat e qytetarëve të cilat u mbeshtetën nga KPF.