KPF- Mbajti mbledhjen e -VII- ( shtatë) të rregulltMalishevë, 8 korrik Në mbledhjen e -VII- ( shtatë) të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të kryesuar nga Kryesuesi Rrahim Morina, u miratua rendi i ditës Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Gjatë, shqyrtimit të Raportit gjashtëmujor financiar të Kryetarit të Komunës për vitin 2019, anëtarët e KPF-së, kërkuan që të pajisën me dokumente shtesë, për projektet e realizuara dhe atyre në tenderim, në fund e rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit, kurse për Shqyrtimin e Raportit të Auditorit të përgjithshëm për vitin 2018, shtyhet për mbledhjen e muajit gusht, ndërsa për Shqyrtimin e Raportit gjashtëmujor të drejtorisë për Bujqësi për vitin 2019, u kërkua që të sillet raport me i hollësishëm me të dhëna dhe tekst për projektet e realizuara, po ashtu edhe për Raportin gjashtëmujor të drejtorisë për Shëndetësi për vitin 2019, një raport për gjendjen e (EHKK)- Etheve Hemorragjike Krime Kongo dhe situatës në përgjithësi në këtë fushë. Më pas , të shqyrtimi i kërkesave, miratuan, kërkesat për Konstruktimin e Kullës së Sefë Mleqanit, në fshatin Mleqan, që është donacion nga MKRS- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kërkesën e Urim Hoxhës që do të marr pjesë në Olimpiadën Matematikore, jashtë vendit, si dhe kërkesën e NTP- Zhvillimit, rekomanduan që të mbështetën, më nga 950 euro, ndërsa kërkesën e Shoqatës për të Verbër e rekomanduan për të Kryetari i Komunës.