Malishevë, 1 gusht
Në kuadër të Festivalit Folklorik “ Oda e Llapushës” , edicioni i gjashtë (VI), në Malishevë u përurua libri “ Folklori në Krahinën e Llapushës”, përmbledhje kumtesash nga simpoziumi shkencor i mbajtur në Malishevë, një vit më parë.
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit drejtuar të pranishmëve, tha “Ky libër që po përurohet sot, është një tregues për të kaluarën, të sotmen dhe një udhërrëfyes për të nesërmen tonë, ku rapsodia e Llapushës, odë me odë e këngë me këngë përcjelli historinë dhe trimëritë e popullit tonë nëpër breza, ku vazhdoi dje ishte më vështirë sepse ishim në robëri, sot jemi në liri, falë luftës së drejt të UÇK-së dhe dëshmorëve që sakrifikuan me gjak e jetë , prandaj, u përkulem atyre dhe kërkoi që së cili të punoi për vend e shtet dhe jo për interesa individuale, që nga ju shkencëtarë e pushtetarë, se gjaku i dëshmorëve dhe liria na mundësoi të shkruajmë historinë tonë të lavdishme”. Përfundoi Begaj, duke u zotuar se për këso vepra shkencore keni gjithherë mbështetjen institucionale.
Në Vazhdim të përurimit të librit “ Folklori në Krahinën e Llapushës”, u paraqitën, Prof.Dr. Zymer Ujkan Neziri. Prof.Dr. Zeqirja Neziri dhe Prof.as.Dr.Albin Sadiku me kumtesa për librin.
Në fillim të studimit Zymeri Ujkan Neziri, deklaron se “Ky punim shkencor është pjesë përbërse e projektit shkencor “ Eposi i kreshnikëve- monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan”.
Por edhe referues të tjerë të librit argumentuan dhe ofruan materiale të mjaftueshme dhe bindëse nga rapsodia e krijuar në Krahinën e Llapushës ndër shekuj, mbetet me interes për studiuesit e ardhshëm ta gjurmojnë edhe më këtë tematikë.
Libri u ndihmua financiarisht nga DKRS e Komunës së Malishevës, kurse ekipi i SHKL “ Tafil Kelmendit” ofrojë logjistikën.