Malishevë, 25 mars
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3555 raste, prej tyre 3366 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 raste.