Sot u mbajt gara komunale e olimpiadës së kimisë ndërmjet nxënësve të Shkollave të Mesme të Larta, përkatësisht të klasave të X, XI dhe XII, të Gjimnazit ‘ Hamdi Berisha’ në Malishevë dhe SHMP ‘Lasgush Poradeci’, në Kijevë të Komunës së Malishevës, mbështetjen profesional dhe krijimin e kushteve ambientale e mundësoi, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, e komunës.
Olimpiada e garës në lëndën e Kimisë organizohen në nivele të ndryshme: shkollore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto gara synojnë të testojnë dhe zhvillojnë njohuritë e nxënësve .
Olimpiadat organizohen nga institucionet arsimore për të përzgjedhur nxënësit më të mirë që nga niveli shkollor, komunal dhe ai shtetëror .
Kjo është gara më prestigjioze në nivel për nxënësit e shkollave të mesme të larta.
Nxënësit fitues të kësaj gare do të marrin pjesë në garën regjionale, e më tej në garën shtetërore.