Komuna e Malishevës priti në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Veton Kerveshi dhe Adem Ymeti, në kuadër të vizitave që MAPL po zhvillon për mbështetjen e komunave në përmbushjen e standardeve të Agjendës Evropiane.
Përfaqësuesit e MAPL-së u pritën nga Udhëheqësi i Sektorit për Integrime Evropiane në Komunën e Malishevës, Valmir Gashi, dhe Udhëheqësi i Sektorit për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha. Gjatë takimit u diskutuan sfidat, rekomandimet dhe angazhimet konkrete që dalin nga Raporti Vjetor i Agjendës Evropiane.
Takimi shërbeu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në funksion të avancimit të proceseve integruese dhe përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga Agjenda Evropiane.