Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë, priti sot në takim përshëndetës Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Kolonel Federico Mora, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, si dhe kontributi i këtij misioni në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Me këtë rast, kryetari Kastrati e falënderoi Kolonel Mora për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në detyrat e ardhshme.