Drejtoria e Inspektoratit – Komuna e Malishevës
Të nderuar qytetarë,
Komuna e Malishevës, gjatë muajit prill, ka filluar aksionin e përgjithshëm për pastrimin e ambientit me moton “Për Malishevën e pastër”, me qëllim largimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme.
Pastrimi i ambientit po realizohet si në pronat publike ashtu edhe në ato private. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në vende të pacaktuara nga organet komunale.
Çdo person që hedh mbeturina komunale apo inerte në vende të palejuara do të përballet me gjoba, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për këtë fushë. Gjoba për shkelje të tilla fillon nga 200 euro.
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues dhe të denoncojnë çdo veprim të kundërligjshëm në Inspektoratin Komunal ose në Polici, në mënyrë që të ruajmë ambientin dhe ta mbajmë Malishevën sa më të pastër.
Denoncimet mund të bëhen në çdo kohë, përveç kontaktimit me Policinë
Kontaktet për denoncime:
044 204 881
044 259 465
Faleminderit për bashkëpunimin.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit
Jakup Gashi