Ky projekt është planifikuar të realizohet me financim nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe përmes aplikimit për mbështetje nga donatorët dhe programet zhvillimore, tha në fillim të fjalës para qytetarëve drejtori i Urbanizmit Avdi Moria.
Ai më pas njoftoi të pranishmit se ky projekt është ndër projektet më kapitale infrastrukturore dhe të mjedisit pas projektit të parkingut nëntokësorë dhe sheshit të qytetit, prandaj Komuna e Malishevës është në proces të përgatitjes dhe aplikimit të projektit “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe turistike përgjatë lumit Mirusha, përmes ndërtimit të shtigjeve për ecje dhe çiklizëm, gjelbërimit, ndriçimit publik dhe krijimit të hapësirave moderne për qytetarët. Projekti “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, është në përputhje me PZHK-në. Projekti përfshin shtigjet e lumit nga ura e qytetit deri te ura e transitit ne gjatësi 690 m.
Qytetarët dhe palët e interesit, kontribuuan me diskutime, pyetje dhe ide për projektin në fjalë, ku ekipi profesional, Valdete Morina dhe Mergim Zabelaj u përgjigjen në pyetjet e pjesëmarrësve që parashtruan dhe falënderuan për kontributin që dhanë në konsultim dhe e vlerësuan si shumë të rëndësishme për realizimin e një projekti që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin urban, turistik dhe mjedisor të qytetit tonë.