Filimisht u diskutua dhe u miratua me këto pika rendi i punës së mbledhjes së tretë të jashtëzakonshme.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -IV-(katër) të rregulltë të Kuvendit Komunal të Malishevës,të mbajtur me datë:21.05.2026.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, para anëtarëve të kuvendit, uroi mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Paqës, 12 qershorin, njëherit gjithë ata që dhanë nga vetja për këtë ditë, e në veçanti, dëshmorët e kombit, dhe luftëtarët e UÇK-së u jemi mirënjohës dhe falënderues për luftën çlirimtare dhe Kosovën e pavaruar. Më pas prezantoj biografitë e të gjithë personaliteteve të cilët do të nderohen nga Komuna e Malishevës në tri fushat për kontributin e dhënë. Këto çmime jepën më 16 qershor në Ditën e Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës sonë. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/864 dt.05.06.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për ndarjen e mirënjohjeve konform nenit 9 të Statutit të komunës së Malishevës.Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2027-2029 me theks të veçantë për vitin 2027. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/869 dt.08.06.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për funksionin e Organit të Kujdestarisë në Qendrën për Punë Sociale. Të miratuara nga anëtarët e KK të Malishevës.