Malishevë, maj 2026
Mbledhja e katërt e rregullt nisi me debatin jashtë rendi të ditës, ku u ngritën disa çështje nga asamblistët, më pas miratimi i rendit të punës, dhe diskutim për së cilën pikë. Po në këtë mbledhje nga Kryetari i Komunës Ekrem Kastrati, u prezantua raporti i punës për vitin 2025, ku edhe u diskutua nga anëtarët e kuvendit. Të gjitha këto pika u shqyrtuan dhe u miratuan. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -III- (tretë) të rregullt të Kuvendit Komunal të Malishevës, të mbajtur më datë 30.04.2026.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës 01/755, datë:13.05.2026, e parashtruar nga Kryetari i Komunës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Objektit Memorial Përkujtimor të fshatit- Lapidarit për dy Dëshmorët e Kombit, në fshatin Gurbardhë, Komuna e Malishevës. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Punës së Kryetarit të Komunës së Malishevës për periudhën janar – dhjetor 2025.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 04/254, datë 04.05.2026, për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2025 në vitin fiskal 2026.Rishqyrtim i vendimit nr. 02/87 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 02/359, datë 11.08.2022, për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, konform shkresës zyrtare të MAPL-së, nr.020-742/17, datë: 04.05.2026.Propozim për ndryshimin e Rregullores për orarin e punës së subjekteve afariste në territorin e Komunës së Malishevës. Shqyrtimi i raportit për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare në bujqësi në Komunën e Malishevës.